Juventus shumë afër marrëveshjes me Dybalan për zgjatjen e kontratës

Sulmuesi pritet që të vazhdojë kontratën me gjgantin Italian.

Sport

24/09/2021 08:13

Paulo Dybala është duke kaluar vitin e fundit të kontratës te Juventusi pasi marrëveshje aktuale i skadon më 30 qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, “Bianconerët” prej kohësh kanë nisur bisedimet me Dybalan për të nënshkruarë një marrëveshje të re dhe duket se palët janë shumë afër për ta bërë një gjë të tillë.

Sipas gazetarit të afërt me klubin Italian, Romeo Agresti, sulmuesi do të zgjat kontratën e tij deri në qershor të vitit 20225.

Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë takime të reja mes palëve për të finalizuar marrëveshjen e re me futbollistin.

Argjentinasi me kontratën e re pritet të përfitojë rreth tetë milionë euro në sezon, plus bonuset e përfshira në marrëveshje. /Lajmi.net/