Lumbardh Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon ndaj Izraelit dhe Irlandës
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, është liruar nga grumbullimi i ekipit përfaqësues, pasi ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se nuk është i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përmes një njoftimi zyrtar, transmeton lajmi.net. Sipas FFK-së, pavarësisht dëshirës së madhe të futbollistit…
Sport
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, është liruar nga grumbullimi i ekipit përfaqësues, pasi ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se nuk është i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përmes një njoftimi zyrtar, transmeton lajmi.net.
Sipas FFK-së, pavarësisht dëshirës së madhe të futbollistit për të qenë në dispozicion të përzgjedhësit, gjendja e tij shëndetësore nuk ia mundëson paraqitjen në përballjet kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Federata nuk ka dhënë detaje shtesë për natyrën e lëndimit të qendërmbrojtësit.
Në fund, FFK-ja i ka uruar Dellovës rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushën e gjelbër.