Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, duke e publikuar emrin e Bogachek në listën e propozimeve të dërguara në Senat.
Bogachek është sipërmarrës me mbi 25 vjet përvojë në udhëheqjen e inovacionit në fushën e kujdesit shëndetësor, teknologjisë dhe qeverisjes.
Ai kishte shërbyer si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS).
Në këtë cilësi, Dr. Bogachek mbikëqyri qeverisjen dhe integritetin e operacioneve institucionale, duke përfshirë Shërbimet e Përgjithshme, Prokurimin dhe Mbikëqyrjen e Menaxhimit, Shërbimet Financiare, Burimet Njerëzore, si dhe Shërbimet e Teknologjisë së Informacionit; ai gjithashtu mbikëqyr Zyrën e sapokrijuar për Menaxhimin e Riskut.
Mbetet të shihet se në cilën mbledhje të Senatit do të shqyrtohet kandidatura e Bogachekut.