Inter synon të rinovojë kontratat me futbollistët kryesorë

Skuadra e Interit tani është fokosuar në vazhdimin e kontratave.

Sport

02/09/2021 17:51

Inter ka arritur marrëveshje me Lautaro Martinezin për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2026, transmeton lajmi.net.

Megjithatë sulmuesi nuk do të jetë i vetmi që do të rinovojë kontratën me klubin.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Nerazzurët po planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshje të reja edhe me futbollistët tjerë kryesorë si Marcelo Brozovic, Nicolo Barella, Stefan de Vrij dhe Milan Skriniar.

Këta katër futbollistë konsiderohet kyç në ekipin ‘zikaltër’ dhe atyre do t’iu ofrohet rinovimi i kontratës me rritje page.

Drejtuesit e Interit dëshirojnë të mbajnë bazën e ekipit të cilët konsiderohen si të pashitshëm. /Lajmi.net/