Dedaj: Gjykata Speciale është fashiste, na i ka njollosur edhe varret
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut dhe ish-kryetari i Partisë Liberale, Gjergj Dedaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dedaj e ka kritikuar ashpër punën e Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar atë si gjykatë fashiste dhe absurde. “Unë e kam thënë në Hagë, e…
Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut dhe ish-kryetari i Partisë Liberale, Gjergj Dedaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dedaj e ka kritikuar ashpër punën e Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar atë si gjykatë fashiste dhe absurde.
“Unë e kam thënë në Hagë, e them këtu, do ta them ku të mbërri, kjo është gjykatë fashiste, kjo është gjykatë absurde”, tha ai në Klan Kosova.
“Kjo është gjykatë e cila na ka njollosur varret tona, unë kam 12 anëtarë të familjes së vrarë”, është shprehur Dedaj.