Situata me pandeminë, nga 22 gushti Kosova vend me rrezikshmëri të lartë për Gjermaninë

Kosova klasifikohet si vend me rrezikshmëri të lartë, për përhapjen e COVID-19.

Lajme

20/08/2021 18:39

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar që nga 22 gushti Kosova klasifikohet si vend me rrezikshmëri të lartë, për përhapjen e COVID-19. Ky vendim thuhet se është marrë sepse Kosova është prekur rëndë nga COVID-19 dhe se kohët e fundit, numri i infeksioneve është rritur ndjeshëm.

Kështu, siç thuhet në një dokument të publikuar, “Kosova është prekur rëndë nga COVID-19. Kohët e fundit, numri i infeksioneve është rritur ndjeshëm. Kosova është klasifikuar si një zonë me rrezik të lartë me efekt nga 22 gusht 2021”.

Andaj, bëhet e ditur se “shtetasit e huaj mbi moshën 11 vjeç, pavarësisht nga vendi i origjinës dhe rruga e udhëtimit, duhet të paraqesin një test aktual negativ të PCR pas hyrjes (mostra e marrë jo më shumë se 72 orë para hyrjes)”.

Megjithatë, siç thuhet më tej, udhëtarët që kanë dëshmi se janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 për të paktën dy javë, nuk kanë nevojë për një test negativ kur të hyjnë. /Lajmi.net/