Dumfries sonte do të kompletojë transferimin e tij te Interi

Denzel Dumfries karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Sport

12/08/2021 18:05

Interi më në fund ka gjetur zëvendësuesin e Achraf Hakimit që u largua në drejtim të PSG-së.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Dumfries do të arrijë sonte në Milano për të kompletuar transferimin te kampioni i Italisë, transmeton lajmi.net.

‘Nerazzurët’ do të shpenzojnë rreth 12.5 milionë euro për blerjen e tij plus bonuset.

Pas shumë negociatave me PSV Eindhoven më në fund kanë gjetur marrëveshjen për mbrojtësin.

Holandezi llogaritet si zëvendësues ideal i Hakimit. /Lajmi.net/