Emerson pranon t’i bashkohet Napolit
Napoli ka bërë ofertën e parë për mbrojtësin e Chelseas, Emerson Palmieri, që ka pranuar t'i bashkohet "Napolitanëve".
Sport
Trajneri i ri Luciano Spalletti dëshiron të ribashkohet me italianin në “Stadio Maradona”, transmeton lajmi.net.
Sipas Gazzetta dello Sport, Napoli ka ofruar mes 8 – 10 milionë euro për ish yllin e Romës.
26-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2022, por “Blutë” kanë opsionin që t’ia vazhdojnë deri në 2023.
Spalletti thuhet se ka biseduar me Emerson dhe e ka bindur për kalimin te Napoli.
Napoli do takohet me agjentin e lojtarit në javën e ardhshme që të diskutojnë anën financiare.
Emerson do ribashkohet me Di Lorenzo te Napoli, ngase të dy mbrojtësit e krahut mund të jenë titullar te Italia në finalen e “Euro 2020” ndaj Anglisë./Lajmi.net/