Arsenal dhe Man Utd në garë për Umtitin
Dy klubet angleze kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Barcelonës Samuel Umtiti.
Sport
Sipas ‘El Gol Digital’, Arsenal dhe Man Utd ia kanë vënë syrin transferimit të Umtitit dhe po kërkojnë transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.
Barcelona i ka bërë të ditur francezit se nuk bënë pjesë në planet e klubit dhe është i lirë të largohet gjatë verës duke marrë parasysh gjendjen e vështirë financiare që po kalojnë Blaugranët.
Gjigantët anglez po kërkojnë përforcimin e repartit të mbrojtjes dhe në radarin e tyre ndodhet edhe 27-vjeçari.
Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi vetëm 16 paraqitje me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat, dhe në shumicën e tyre ishte inkuadruar nga banka rezervë. /Lajmi.net/