Arsenal afër marrëveshjes me Brighton për transferimin e White
Klubi anglez Arsenal ka shprehur interesim për mesfushorin Ben White.
Sport
Sipas ‘Daily star’, Arsenal janë afër transferimit të White, transmeton lajmi.net.
Gunners tashmë kanë arritur marrëveshje personale me mesfushorin i cili është i interesuar për kalimin në Londër gjatë afatit kalimtar të verës.
Drejtesit e Arsenal kanë nisur bisedimet me Brighton për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për transferimin e mesfushorit për rreth 50 milionë euro, dhe duket se negociatat janë në fazën e fundit.
23-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me fanellën e Brighton në të gjitha garat. /Lajmi.net/