Bale do të mbetet në Madrid

Sulmuesi Gareth Bale pritet të qëndrojë në Real Madrid.

Sport

05/07/2021 13:11

Sipas ‘Daily Mail’, Bale do të qëndrojë në Real Madrid edhe për të paktën një sezon, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi pritet ta kompletojë treshen sulmuese të “Los Blancos” me Eden Hazard dhe Karim Benzema.

31-vjeçari, ka kontratë që e mban në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vititi 2022 dhe ende nuk ka rinovuar.

Uellsiani, sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te ekipi anglez Tottenham, ku zhvilloi 34 paraqitje duke realizuar 16 gola dhe tre asistime. /Lajmi.net/