Arsenal afër transferimit të Tavares
Klubi anglez Arsenal ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Benficas Nuno Tavares.
Sport
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Arsenal ka arritur marrëveshje për transferimin e Tavares gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.
“Topçinjët” do të shpenzojnë 8 milionë euro për blerjen e mbrojtësit, ndërsa futbollisti do të nëshkruajë kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
Drejtuesit e Arsenal janë duke punuar gjithashtu për transferimin e mesfushorit Albert Sambi Lokonga.
21-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 25 paraqitje me fanellën e Benficas në të gjitha garat. /Lajmi.net/
Arsenal have an agreement signed with Benfica for Nuno Tavares since yesterday. Done deal, no doubt. Fee will be €8m, plus add ons. Nuno will sign until June 2026 – he’s in London to undergo his medical. ?? #AFC
Arsenal now working to complete also Lokonga signing. https://t.co/zIwjwugtKB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 1, 2021