Arrihet marrëveshja mes klubeve, ky do jetë transferimi i parë i Arsenalit

Arsenal dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin e krahut të majtë, Nuno Tavares.

Sport

29/06/2021 11:39

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se marrëveshja do kompletohet për 8 milionë euro plus bonuset, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja personale me Tavares gjithashtu është arritur, ku lojtari do nënshkruajë për pesë vite.

Ndërkohë, Tavares do vijë në skuadër si zëvendësues i Hector Bellerin, ky i fundit pritet të shitet së shpejti.

Pos Bellerin, Arsenal është duke punuar edhe për shitjen e mesfushorit Granit Xhaka te Roma./Lajmi.net/