Arsenali konfirmon largimin e Steve Bould

Steve Bould i cili mbante pozitën e Ndihmës-trajnerit tek Arsenali është larguar nga klubi.

Sport

22/06/2021 16:09

Arsenali ka bërë të ditur përmes uebfaqes zyrtare që ish-asistenti i cili ishte në klub që nga koha e Arsene Wenger, Steve Bould është larguar nga “Emirates”, transmeton lajmi.net.

Bould ishte angazhuar në grupmoshat U-23 ku i kishte menaxhuar ata dy sezonet e fundit.

Largimin e tij e konfirmoi Per Mertesacker.

“Steve ka qenë një shërbyes fantastik për ne brenda dhe jashtë fushe. Rekordi i tij si lojtar flet vetë dhe ai ka qenë një frymëzim për brezat e lojtarëve të rinj që vijnë përmes akademisë”, tha Mertesacker..

“Ky ka qenë një vendim shumë i vështirë për tu marrë. Kontributi i Steve-t për skuadrën U-23 dhe klubin në tërësi ka qenë i madh dhe ai do të jetë gjithmonë një figurë e rëndësishme në historinë tonë.”, përfundoi Per Mertesacker./Lajmi.net/