Arsenal arrin marrëveshje për pesë vite me mesfushorin belg

Arsenal ka arritur marrëveshje me mesfushorin  belg, Albert Sambi Lokonga.

Sport

22/06/2021 13:20

21-vjeçari është identifikuar si kërkesë e veçantë për mesfushë dhe klubi anglez është në negociata të avancuara me Anderlechtin, transmeton lajmi.net.

Oferta e parë prej 13 milionë euro u refuzua, derisa pritet ofertë e re prej 17 milionë euro.

Sipas Football Insider, Lokonga ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me gjigantin londinez.

Marrëveshja mund të finalizohet ditët në vijim, me Anderlecht që është i përgatitur ta shesë lojtarin shkaku i pandemisë së COIVD-19.

Pos, Lokonga, Arsenal dëshiron edhe transferimin e Yves Bissouma nga Brighton.

Bissouma vlerësohet rreth 40 milionë euro, andaj klubi do ofrojë Eddie Nkeitah si pjesë e marrëveshjes./Lajmi.net/