Arsenal synon transferimin e Camavingas
Klubi anglez Arsenal është në bisedime me mesfushorin Eduardo Camavinga.
Sport
Sipas ‘Le 10 Sports’, Arsenali janë duke synuar transferimin e Camavingas, transmeton lajmi.net.
18- vjeçari, ka nxitur interesimin e shumë skuadrave evropaine me paraqitjet e tij, dhe së fundmi për të janë futur në gare edhe ‘Gunners’, që po synojnë të mposhtin konkurrencën e klubeve tjera për të siguruar shërbimet e mesfushorit.
Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me fanellën e Rennes, duke realizuar një gol dhe tre asistime. /Lajmi.net/