PSG në kontakt me Achraf Hakimin

Mediumi francez “RMC Sport”, raporton se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka nisur kontaktet me mbrojtësin e krahut të djathtë të Interit, Achraf Hakimi për mundësinë e transferimit në verë.

Sport

27/05/2021 15:13

“Parisienët” e kanë bërë 22-vjeçarin prioritet për nënshkrimin gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Hakimi nuk është i mbyllur për mundësinë e ndryshimit të skuadrës, pavarësisht që fitoi Seria A me Interin në edicionin 2020/21.

PSG rivalizohet nga Bayern Munich dhe një tjetër gjigant evropian, emri i së cilit ende nuk është zbuluar.

Ndërkohë, me largimin e Antonio Contes, largimi i Hakimit mund të ndodh për një shumë të caktuar, ngase Inter dëshiron të shesë disa nga yjet kryesorë për të rikthyer bilancin./Lajmi.net/