Klopp konfirmon largimin e yllit të skuadrës: Do humbas një mik dhe do më mungojë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se mesfushori Gini Wijnaldum do largohet në verë.

Sport

23/05/2021 20:45

Holandezit i skadon kontrata në verë, ndërsa është i lidhur me kalimin te Barcelona ose Bayern Munich, transmeton lajmi.net.

Klopp tha se do të humbas një mik dhe që Wijnaldum do gjej vend të cilido klub që është i interesuar.

“Është emocionale për mua, humbas një mik dhe do më mungojë, por është normale në futboll”.

“Ai do gjejë vend të mirë në cilindo klub që është i interesuar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, nëse Ronald Koeman mbetet në skuadër, Barcelona shihet si klubi favorit për të nënshkruar me mesfushorin./Lajmi.net/