Liverpool siguron pjesëmarrjen në LK, mposht Palace

Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Crystal Palace.

Sport

23/05/2021 18:54

“Reds” triumfuan me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Sadio Mane zhbllokoi rezultatin pas asistimit nga Firmino (36′).

Senegalezi realizoi edhe golin e dytë (74′), që i siguroi Liverpoolit pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.

Liverpool e mbylli këtë edicion në pozitën e tretë me 69 pikë, derisa Palace në vendin e 14-të me 44 sosh./Lajmi.net/