Inzaghi kandidat për stolin e Tottenhamit
Tottenham e ka shtuar në listë trajnerin e Lazios, Simeone Inzaghi për ta zëvendësuar Jose Mourinhon si trajneri i ardhshëm.
Sport
Spurs shkarkuan Mourinhon pas 17 muajve në stol, pas një edicioni zhgënjyes, transmeton lajmi.net.
Julian Nagelsmann ishte prioritet, por pasi ky i fundit u bë trajner i Bayernit, gjërat ndryshuan, transmeton lajmi.net.
Sipas Corriere dello Sport, Inzaghi është ndër trajnerët që po konsiderohet të marrë stolin e klubit londinez.
Inzaghi ka impresionuar gjatë pesë viteve te Lazio, por ka spekulime se nuk është i lumtur dhe dëshiron largimin.
Ish sulmuesi është i hapur të provojë aventurën në Premierligë, por ende Tottenham nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare./Lajmi.net/