Lojtarët e Real Madrid të shqetësuar për referimin në ndeshjen e nesërme

Nesër, Real Madrid do ta pres Chelsean në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Sport

26/04/2021 16:17

Mirëpo, yjet e Real Madridit janë të shqetësuar për referimin që do të bëhet në këtë ndeshje, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, përcjellë lajmi.net.

UEFA është kundër Real Madridit që nga koha kur Florentino Perez krijoi Superligën Evropiane dhe u mundua t’i përjashtojë edhe nga Liga e Kampionëve.

Për këtë arsye, sipas El Chiringuito raporton se dhoma e zhveshjes së “Los Blancos” është vërtetë e shqetësuar për këtë përballje.

Përballja mes Realit dhe Chelseas nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Alfredo di Stefano”./Lajmi.net/