Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappen për pak pikë

Është zbuluar pikavarazhi i plotë i votimit për Topin e Artë 2026, duke konfirmuar se gara mes Harry Kane dhe Kylian Mbappé ishte jashtëzakonisht e ngushtë. Sulmuesi anglez Harry Kane është shpallur fitues me 1,055 pikë, ndërsa Kylian Mbappé është renditur në vendin e dytë me 1,027 pikë. Diferenca mes dy yjeve ishte vetëm 28…

Sport

30/10/2026 21:29

Është zbuluar pikavarazhi i plotë i votimit për Topin e Artë 2026, duke konfirmuar se gara mes Harry Kane dhe Kylian Mbappé ishte jashtëzakonisht e ngushtë.

Sulmuesi anglez Harry Kane është shpallur fitues me 1,055 pikë, ndërsa Kylian Mbappé është renditur në vendin e dytë me 1,027 pikë. Diferenca mes dy yjeve ishte vetëm 28 pikë, një prej marzheve më të vogla të regjistruara në këtë shekull.

Kjo renditje e vendos garën e vitit 2026 si të dytën më të ngushtë të këtij shekulli. Rekordi mbahet nga viti 2019, kur Lionel Messi mposhti Virgil van Dijk me vetëm 7 pikë diferencë. Në vitin 2024, Rodri fitoi përballë Vinícius Junior me një avantazh prej 41 pikësh.

Pikët e plota të votimit për Topin e Artë 2026:

1.Harry Kane – 1,055 pikë

2.Kylian Mbappé – 1,027 pikë

3.Lamine Yamal – 881 pikë

4.Rodri – 726 pikë

5.Lionel Messi – 612 pikë

6.Khvicha Kvaratskhelia – 541 pikë

7.Ousmane Dembélé – 418 pikë

8.Erling Haaland – 378 pikë

9.Michael Olise – 296 pikë

10.Fabian Ruiz – 201 pikë

Pra, vetëm 28 pikë ndanë Kane nga Mbappé në garën për çmimin individual më prestigjioz në futboll, duke e bërë këtë një nga përfundimet më dramatike të viteve të fundit.