Zidane: Nuk besoj që Barça dhe Atletico do ti fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura

Zinedine Zidane është shprehur optimist ende për titullin kampion të La Ligas.

Sport

24/04/2021 23:45

Real Madridi barazoi pa gola ndaj Real Betisit në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligas, shkruan lajmi.net.

Me këtë barazim, “Los Blancos” nuk arritën të shfrytëzojnë mundësinë që të barazojnë pikët me Atletico Mardidin, skuadër e cila është lidere e La Ligas.

Por pavarësisht kësaj, pas ndeshjes, Zinedine Zidane u shpreh ende optimist edhe pas barazimit ndaj Real Betisit.

“Nuk besoj që Barcelona dhe Atletico Madridi do ti fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura”, tha ai.

“Sot humbëm dy pikë të arta, humbëm shumë mundësi në sulm, nuk ishim të vendosur mirë”, shtoi ai.

“Qëllimi ynë është që Kroos dhe Mendy të rikthehen dhe të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Chelseat”, përfundoi Zinedine Zidane./Lajmi.net/