Real Madrid merr vendim të ri për Odegaard

Real Madrid nuk ka ndërmend të shesë mesfushorin Martin Odegaard këtë verë

Sport

17/04/2021 09:20

orvegjezi u bashkua me Gunners në huazim gjatë afaitt kalimtar të janarit, dhe ai ka bërë përshtypje në 13 paraqitjet e tij, duke shënuar dy gola, transmeton lajmi.net.

Topçinjtë thuhet se po konsiderojnë një lëvizje të përhershme për shërbimet e tij, por Marca pretendon se Los Blancos nuk do të konsiderojë ndonjë ofertë.

Odegaard luajti vetëm 370 minuta nën Zinedine Zidane gjatë gjysmës së parë të këtij stinori para se të huazohej.

Megjithatë, ai konsiderohet pjesë e planeve afatgjata të klubit përkrah talentëve të tjerë, sikurse: Vinicius Junior, Federico Valverde dhe Rodrygo Goes.

Marrëveshja aktuale e Odegaard me Los Blancos skadon në qershor 2023, por klubi thuhet se do t’i japë atij një zgjatje të kontratës, nëse ai qëndron.

Sulmuesi ka qenë jashtë fushave për ndeshjet e fundit me një dëmtim në gju, dhe ai është në dyshime për duelin ndaj Fulham këtë fundjavë.

Përveç Gunners, Chelsea dhe Liverpool gjithashtu kanë qenë të lidhur me një lëvizje të përhershme për 22-vjeçarin./Lajmi.net/