Ramos do të largohet nga Real Madridi

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është pranë largimit.

Sport

15/04/2021 22:52

Sipas radios sportive, “El Larguero”, gazetari Jesus Gallego konfirmon se Ramos do të largohet dhe Nacho do të rinovojë kontratën si pasojë e largimit të kapitenit, transmeton lajmi.net.

Gallego deklaron se Nacho dhe Militao me paraqitjet e tyre të fundit kundër Liverpoolit dhe Barcelonës kanë bindur drejtuesit e Real Madridit për vazhdimin e tyre.

Arsyeja kryesore sipas Gallegos është se Militao është 23 vjeçar dhe e ka të ardhmen përpara, ndërsa Nacho me paraqitjet e tij në nivel të lartë, do ta rinovojë kontratën.

Sipas gazetarit spanjoll, Ramos do të shfrytëzojë një ofertë të mirë që ka./Lajmi.net/