Sipas rregullave të reja të FIFA-së, Berisha, Zeqiri, Toma dhe Domgjoni nuk do mund të përfaqësojnë Kosovën
FIFA ka sqaruar rregullat për lojtarët të cilët dëshirojnë të ndërrojnë Kombëtaren për të cilën luajnë.

Sport
Sipas rregullave, lojtarët duhet të janë paraqitur për Kombëtaret e tyre dhe nuk janë paraqitur për Kombëtaren A, mund të ndërrojnë Kombëtaren, shkruan lajmi.net.
Por, rregullat përjashtojnë lojtarët që kanë më shumë se 21 vjet, pra ata nuk mund të ndërrojnë Kombëtaren.
Në rastin tonë, Tomgjoni është 22 vjeçar, Berisha 23 vjeçar, Bastien Toma 21 vejçar dhe Andi Zeqiri 21 vjeçar.
Kjo bën që ata të humbin të drejtën që të ndërrojnë Kombëtaren.
E vetmja mënyrë është nëse do të kalonin tre vite pa përfaqësuar Kombëtaren e tyre dhe pastaj do të kualifikoheshin që të përfaqësonin dikë tjetër./Lajmi.net/
Here are the new @FIFAcom rules for players that wish to change associations that they represent.
In our case, the players that played in the U21 Euros and are 21 y/o will not be able to (M.Berisha, Zeqiri, Toma & Domgjoni). pic.twitter.com/sguO1Dfc9d
— Kosovans Abroad (@KosovansAbroad) April 2, 2021