‘Mallkimi’ i Neymarit në Ligën e Kampionëve lidhet me ditëlindjen e motrës së tij
Neymar do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sport
Nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00 do të luhet ndeshja e kthimit mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës në Parkun e Princave, shkruan lajmi.net.
Edhe pse braziliani është parë duke u stërvitur me skuadrën, në fund nuk ka arritur të grumbullohet.
Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm që Neymar po mungon me klubin në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe fazës së 16-të të finales.
Që nga 2015-ta, Neymari ka pasur probleme gjithmonë me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve. Fillimisht në vitin 2015 dhe 2016 mungoi si rezultat i suspendimit, ndërsa që nga 2017-ta deri në 2021 ai mungoi për shkak të lëndimeve.
Më 11 mars, motra e Neymar, Rafaella Santos, feston ditëlindjen e saj dhe deri tani 29 vjeçari nuk ka munguar asnjëherë.
Kjo besohet të jetë edhe njëra nga arsyet kryesore e mungesës së Neymar./Lajmi.net/