Raporte jo të mira me Conte, Vidal ‘shënjestër’ e klubit francez

Trajneri i ri i Marseille, Jorge Sampaoli dëshiron të sjellë mesfushorin e Interit, Arturo Vidal në Francë.

Sport

04/03/2021 18:21

Sipas Le10 Sport, kiliani është ‘shënjestër’ për Sampaolin për edicionin e ardhshëm, përcjellë lajmi.net.

Trajneri Antonio Conte punoi një vit që ta bindte Vidalin për kalimin te Inter si agjent i lirë, por raportet mes tyre nuk janë fare të mira.

Vidal shpesh herë është nervozuar shkaku i zëvendësimit, derisa Conte ka kritikuar punën dhe dëshirën e tij, derisa së fundmi, Vidal ka humbur pozitën në formacionin bazë.

Së fundmi, Christian Eriksen ka zënë pozitën e Vidal, me “Neurazzurët” që janë në kreun e Seria A dhe mund të ikin plus gjashtë pikë me një fitore ndaj Parmas.

Duke konsideruar pagën e lartë të Vidal, që fiton hiq më pak se gjashtë milionë euro në vit, Inter ndoshta do dëshirojë shitjen, duke marrë parasysh se lojtari qëndron në stol./Lajmi.net/