​Osmani: Vettingu, ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e reja të Kosovës

U.d. Presidentja Osmani priti në takim sot shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë Lars-Gunnar Wigemark

Lajme

01/03/2021 17:35

Siç njofton kumtesa, në takim Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe EULEX-it.

U.d. Presidentja Osmani e njoftoi Lars Gunnar Wigemark mbi hapat që institucionet e vendit synojnë t`i ndërmarrin në rritjen e efikasitetit në institucionet e drejtësisë.

Ajo, në veçanti përmendi procesin e vetingut së një ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e ardhshme të Kosovës. /Lajmi.net/