Gërvalla në takim me Koopman në Bruksel, e njofton për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe “reformën në drejtësi”
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, ku ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman. Ajo ka thënë se në këtë takim ka biseduar për vazhdimësinë e reformave në drejtësi, si Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, ku ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman.
Ajo ka thënë se në këtë takim ka biseduar për vazhdimësinë e reformave në drejtësi, si Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, procesin e Vetingut, si dhe paketën prej pesë projektligjesh që janë në konsultim publik.
Ajo ka thënë se këto masa synojnë forcimin e integritetit institucional dhe transformimin afatgjatë të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
“Në këtë kuadër, theksova se reformat në drejtësi kanë për qëllim rritjen e qasjes së qytetarëve në drejtësi dhe forcimin e integritetit, profesionalizmit dhe llogaridhënies së institucioneve gjyqësore, si pjesë e një sistemi më funksional dhe më të besueshëm. Gjithashtu, nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në avancimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve që lidhen me procesin e integrimit evropian, ku progresi në drejtësi mbetet element kyç”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në orientimin e saj evropian, përmes forcimit të sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, si shtylla thelbësore të këtij procesi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: