Matoshi: Kurti vuan nga “sindroma e konspiracionit” – i frikësohet një presidenti jashtë VV-së
Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, në prag të afatit kushtetues që përfundon më 28 prill, duke kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai për Lajmi.net tha se mungesa e një marrëveshjeje politike nuk është rastësi, por pasojë e një strategjie të qëllimshme politike…
Lajme
Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, në prag të afatit kushtetues që përfundon më 28 prill, duke kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti.
Ai për Lajmi.net tha se mungesa e një marrëveshjeje politike nuk është rastësi, por pasojë e një strategjie të qëllimshme politike nga ana e kreut të qeverisë.
“Albin Kurti asnjëherë nuk ka qenë i interesuar të zgedh një President/e si balancues ndërmjet pushteteve duke përfillur bashkëounimin në mirëbesim, por po e mësynë këtë post për partinë e tij. Kurti po e shpie vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme duke mos i ofru zgjidhje racionale por krizë të re. Ai vuan nga sindrioma leftiste e konspiracionit global kundër tij dhe ka frikë se një president jasht VV-së mund ta sfidojë në politikat e tij majtiste e antikapitalists”, u shpreh Matoshi.
Matoshi ka vazhduar me kritika, duke e cilësuar qasjen e Kurtit si të bazuar në politika populiste dhe kalkulime politike për ruajtjen e pushtetit.
“Politikat e tij populliste janë të pashpresa për Kosovën prandaj vetëm pushtetin total e sheh si shpëtim nga dështimi personal. Ai në teorinë e tij të lojërave me shumë akterë ushqen krizat që trupi ekektoral kosovar të mos ketë shansë për mendim racional dhe grupet politike opozitare të mos bashkohen kundër tij, sepse i ka joshur me nacionalizëm të shekullit 19, kurse turmat i ushqen me ndihma sociale në vend të mirëqenies”.
Në fund, ai ka theksuar se kjo qasje, sipas tij, lidhet edhe me zhvillimet ndërkombëtare dhe marrëveshjet e arritura nga Kosova.
“Ai nuk dëshiron pushtet stabil por kontroll, që ta konsumojë mandatin e Presidentit Trump duke shnangur zbatimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare që vet e ka zotuar në Bruksel dhe Ohër. Ky njeri po i vjedh kohë Kosovës e cila po rreknehet në humnerë pa i ditë qëllimet e fshehta të tij”.
Kosova ndodhet në një moment vendimtar sa i përket zgjedhjes së presidentit, teksa afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, më 28 prill, po afrohet pa një marrëveshje të qartë ndërmjet partive politike.
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka zhvillime konkrete për t’u bërë publike, përveç vazhdimit të bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në anën tjetër, Glauk Konjufca, i propozuar për postin e presidentit, ka shprehur gatishmëri që të tërhiqet nëse arrihet një emër që siguron mbështetje më të gjerë politike, përfshirë edhe partitë opozitare.
Nëse deri në fund të afatit nuk zgjidhet presidenti, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve. Deri më tash, mungesa e konsensusit dhe bojkotimi i seancave nga opozita kanë pamundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm për votim./Lajmi.net/