Ramadani: Lutem që verdikti në Hagë të jetë lirues sepse lufta çlirimtare ishte e drejtë – Kjo do të paraqiste kthesë pozitive për Kosovën

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të VV-së, Fatos Gecit sot për Hashim Thaçin, i cili shpresoi për dënim të përjetshëm për Hashim Thaçin nga Gjykata në Hagë. Ai ka thënë se lutet çdo ditë që verdikti në Hagë të jetë lirues, dhe ka thënë se beson që…

Lajme

21/04/2026 20:36

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të VV-së, Fatos Gecit sot për Hashim Thaçin, i cili shpresoi për dënim të përjetshëm për Hashim Thaçin nga Gjykata në Hagë.

Ai ka thënë se lutet çdo ditë që verdikti në Hagë të jetë lirues, dhe ka thënë se beson që kjo do të ndodh sepse lufta çlirimtare ka qenë e drejtë dhe e pastër.

“Nuk është vetëm çështje e imazhit të Kosovës nëpër botë, por është çështje direkte përmbajtjesore e të vërtetës së Kosovës. Nuk kam parë që Prokuroria e Specializuar ka pasur rast të vërtetë në gjykatë. Kështu, as nuk është dashur të akuzohen”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se lirimi i të akuzuarve në Hagë do të paraqes moment kthese pozitive për Kosovë, historinë dhe të vërtetën tonë dhe do të kthej besimin publik për proceset. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: