Inspekcioni në Podujevë i dënon të gjitha partitë që kanë mbajtur tubime në këtë qytet
Të gjitha partitë politike që kanë mbajtur tubime gjatë fushatës zgjedhore në Podujevë, janë dënuar sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.
Lajme
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në komunën e Podujevës Ajet Potera.
Potera tha se gjobat janë shqiptuar për shkeljen e masave anti-COVID.
Njoftimi i plotë:
Gjatë fushatës zgjedhore shkurt 2021 në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Inspeksionit të Podujevës së bashku me Policinë e Kosovës në Podujevë dhe Inspektorët Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë kemi shqiptuar gjoba për shkeljet e masave anti COVID-19 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS /Nr.3/25 GUSHT 2020, PRISHTINË – LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS- Neni 25), gjatë tubimeve elektorale për gjitha subjektet politike, për;
-Lëvizjen VETËVENDOSJE! (LVV)
-Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)
-Partinë Demokratike të Kosovës (PDK)
-Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). /Lajmi.net/