Granada befason, triumfon ndaj Napolit

Granada ka triumfuar në kuadër të 1/16 të Europa League.

Sport

18/02/2021 22:54

Skuadra spanjolle shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë duke e shtangur skuadrën e Napolit, që siduket nuk pati mundësi të këndellej nga disavantazhi i shpejtë, transmeton lajmi.net.

Ishte fillimisht Herrera i cili konkretizoi një asistim nga Kenedy në min (19’).

Kenedy ishte protagonist i golit të dytë, braziliani është duke zhvilluar një ndeshje fantastike dhe po shkëlqen që nga transferimi i tij nga Chelsea.

Kenedy shënoi në min (21’).

Skuadrat shkuan në pushime, rezultati i pjesës së parë: Granada 2-0 Napoli.

Gennaro Gattuso u mundua të zëvendësojë disa lojtarë dhe të “ngjallte” lojën e napoletanëve por që nuk pati sukses.

Amir Rrahmani u paraqit gjatë 90 minutave në këtë ndeshje.

Rezultati përfundimtar, Granada 2-0 Napoli./Lajmi.net/

YouTube player