Këta janë dhjetë më të votuarit e LDK-së në Gjilan
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, në zgjedhjet e 14 shkurtit mori jo më shumë se 7243 vota.
Lajme
Kandidati më i votuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës ishte Faton Bislimi me 3995 vota, pasuar nga Valentina Bunjaku-Rexhepi e cila rashitet e dyta me 3561 vota.
Ramiz Ramadani ka marrë 3292 vota, Lirije Kajtazi 3156, derisa pesëshen e më të votuarve e përmbyll Imet Rrahmani me 3154 vota.
Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Avdullah Hoti, nuk mori më shumë se 2771 vota, Lumir Abdixhiku 1389 vota, ndërkaq Kujtim Shala është votuar nga 1110 gjilanas.
Dhjetëshen e më të votuarve e mbyllin Ajet Avdyli i cili ka marrë 533 vota dhe Armend Zemaj me 495 vota.