Mungesat e Real Madrid për ndeshjen ndaj Atalantas

Orari i klubeve në top 5 ligat Evropiane vetëm po shkon duke u ngjeshur dita ditës, ku tani ata do të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.

Sport

16/02/2021 08:39

 

Pikërisht për shkak orarit të ngjeshur, Real Madrid ka pasur shumë probleme me lëndime këtë sezon.

Ata do të zhvillojnë ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme ndaj Atalantas.

Goditja e fundit që Los Blancos kanë pranuar është lëndimi i mbrojtësit anësor, Dani Carvajal, i cili mendohej se është rikthyer në kohë të duhur.

Megjithatë, Real Madrid do të jetë pa të dhe pa Sergio Ramos, Fede Valverde, Rodrygo, Eder Miliato, Eden Hazard, Alvaro Odriozolan në këtë ndeshje.