Gattuso: Juve meritonte më shumë, Rrahmanit i kam dhënë pak hapësirë këtë vit

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka reaguar pas fitores ndaj Juventusit në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A.

Sport

13/02/2021 23:29

Napoli fitoi me rezultatin minimal 1-0, nga një penalti të cilën e fitoi Amir Rrahmani pas një dueli me Giorgio Chiellinin, transmeton lajmi.net.

Rrahmani ishte fantastik këtë ndeshje, pas disa ndeshjeve që nuk mundi të gjente vetën në fushë. Pas ndeshjes edhe trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, e theksoi besimin në skaudër por pati disa fjalë edhe për Rrahmanin.

‘Napolit i mungonin shumë lojtarë dhe bëmë ndeshjen që bëmë. Kemi vuajtur shumë. Juventusi meritonte diçka më shumë, por komplimente djemëve të mi, shpresojmë të rikuperojmë lojtarët që na mungojnë’, tha ai.

‘Nuk kemi pasur ende të gjithë sulmuesit në dispozicion, por shumë lojtarë jashtë. Duhet të analizojmë ato gjëra që kemi bërë dhe shpresoj të mos humbim më lojtarë’, shtoi ai.

‘Nuk kam pasur kurrë dyshim në këtë grup, pa besim nuk shkohet gjëkundi. Kemi bërë punë të mrekullueshme’, tha Gattuso.

‘Rrahmanit i kam dhënë pak hapësirë këtë vit. Nërsa Maksimovic mund të largohet me parametra zero. Kemi bërë disa gabime por jemi duke i përmirësuar, përgjegjësia është gjithmonë tek trajneri. Klubi më ka dhënë besim, kur nuk shkojnë punët mirë, mendoj se ata do ta bëjnë zgjedhjen e tyre’, përfundoi Gennaro Gattuso./Lajmi.net/