Bonucci rikthehet në formacion, mirëpo Juventusi ka disa mungesa ndaj Napolit

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo ka ftuar Leonardo Bonucci për ndeshjen kundër Napolit por Aaron Ramsey, Arthur Melo dhe Paulo Dybala mbeten jashtë.

Sport

12/02/2021 18:25

Bianconerët publikuan listën e skuadrës përpara udhëtimit të tyre në Napoli, ndërsa ndeshja e nesërme do të zhvillohet nga ora 18:00.

Bonucci humbi ndeshjen e dytë kundër Interit në gjysmëfinalen e Coppa Italia, transmeton lajmi.net.

Por, reprezentuesi italian është në skuadrën e ditës së ndeshjes, ndërsa Ramsey, Arthur dhe Dybala mbeten në Torino.

Skuadra e plotë e Juventusit për përballjen me Napolin: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, Di Paro, Frabotta; McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski, Peeters; Ronaldo, Morata./Lajmi.net/