Komisioni Disiplinor merr vendim për Conten dhe Agnellin

Komisioni Disiplinor nuk ka ndëshkuar trajnerin e Interit Antonio Conte dhe Presidentin e Juventusit Andrea Agnelli.

Sport

11/02/2021 11:54

Një ‘përleshje’ që patën Conte dhe Agnelli u komentua shumë nga tifozët dhe madje edhe nga Komisioni Disiplinor, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, në fund është vendosur që të mos ketë sanksionime për asnjërin prej të lartpërmendurve.

Il Corriere dello Sport thekson se materiali nga ndeshja mund të dërgohet në Zyrë të Prokurorit dhe më pas të merret ndonjë vendim i ri mbi këtë çështje.

Mbrojtësi brazilian u ndëshkua në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Coppa Italia dhe për këtë arsye do të humbasë përballjen kundër Atalanta më 19 maj.

Ndërsa, Marcelo Brozovic është pezulluar edhe në Kupën e Italisë dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë në edicionin e sezonit të ardhshëm./Lajmi.net/