Vijnë votat me thasë nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar pakot e supozuara me fletëvotime të cilat janë dërguar përmes postës nga qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosovës.

Lajme

10/02/2021 15:13

Ato janë bartur nga Qendra Transitore Postare për në KQZ që janë përcjellore edhe nga patrulla të Policisë së Kosovës.

Me thasë të cilët janë të lidhur, persona të autorizuar i kanë bartur sot këto fletëvotime.

Gjithashtu, gjatë bartjes së votave kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë edhe vëzhguesit e akredituar dhe organizatat të cilat kanë qenë të interesuara. /Telegrafi/