10 arsye pse duhet votuar Ferat Shala?
Kandidati për deputet me numër 14 në listën e PDK-së, Ferat Shala ka publikuar një video në rrjetin social Facebook me titullin “10 Arsyet pse duhet votuar Ferat Shala”.
Lajme
Ferat Shala ndër të tjera ka qenë pjesë e UÇK-së, Ministër i Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë dhe Drejtor i ndërmarrjes “Trepça” ndaj arsyet për ta votuar atë për deputet janë të mëdha.
Përgatitja profesionale, Përvoja në menaxhim, Përvoja në arsim, Përvoja në qeverisje, Përvoja në administratë, Njohja e mirë e sektorëve gjithëpërfshirës, Veprimtaria kombëtare, Vizioni dhe guximi, Planifikimi dhe organizimi dhe Familja dhe rrethi shoqëror janë ndër 10 arsyet kryesore që votuesi duhet të ketë parasysh dhe të votojë për Ferat Shalën. /Lajmi.net/