Juventus eliminon Interin, kualifikohet në finale të Coppa Italia

Edhe pse ndeshja e sotme u mbyll me rezultat të barabartë 0-0, prapë se prapë Juventusi është kualifikuar tutje për në finale të Coppa Italia.

Sport

09/02/2021 22:39

Duke marrë parasysh faktin se ndeshja e parë e zhvilluar në Giuseppe Meazza është mbyllur 2-1 në të mirë të Juventusit, Zonja e Vjetër ka arritur që të kualifikohet tutje, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Antonio Contes mori posedimin e topit në pjesën e dyte dhe gjithashtu krijoi më shumë raste, mirëpo në fund nuk arriti të fitojë.

Njërin nga rastet më të mira të ndeshjes e pati Cristiano Ronaldo, mirëpo Handanovic bëri një pritje shumë të mirë.

Finalja e Coppa Italia do të zhvillohet më 19 maj të këtij viti./Lajmi.net/