Çfarë dihet për çështjen Bale – Real Madrid?!

Në një raportim nga MARCA thuhet se Tottenham nuk do të përpiqet të mbajë Gareth Bale pas marrëveshjes së tij të huazimit këtë sezon.

Sport

06/02/2021 08:18

Kjo do të nënkuptojë që Bale do të kthehet në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës dhe klubit do t’i duhet edhe një herë të kuptojë se çfarë duan të bëjnë me të.

Duke pasur parasysh pagën e lartë që duhet paguar për Uellsianin, situata përkeqësohet për të kur përmendet emri Kylian Mbappe, transmeton lajmi.net.

Los Blancos janë shumë të interesuar për lojtarin dhe nuk dihet akoma nëse do të vazhdojë me PSG-në apo do të transferohet në Real Madrid.

MARCA thotë që Bale ishte i vetmi lojtar i Real Madridit që refuzoi një ulje page prej 10 për qind gjatë shkurtimeve që bën klubet në pandemi. Kështu që duket se nuk do të ketë rrugëdalje të lehtë për klubin kur bëhet fjalë për të respektuar kontratën e Bale.

Tani për tani, 31 vjeçari mbetet një lojtar i Tottenhamit të paktën deri në fund të sezonit ku ai edhe aty ka problemet e tij aktuale. Por, gjërat në verë do të jenë shumë interesante, një pikëpyetje e madhe është çështja e tij./Lajmi.net/