Për kë vendosen shiritat e kuq?
Dje, vullnetarë të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë vendosur shirita të kuq në rrugët e kryeqytetit. Këtë e bëri të ditur një aktivist i LVV-së, Behar Jashari me anë të një postimi në Facebook.
Lajme
Jashari tha se po e stolisin qytetin për “festën e madhe”.
“Me vullnetarët e Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, duke stolisur qytetin për festën e madhe”, shkroi dje Jashari.
Lëvizja Vetëvendosje është subjekt politik i njohur për ngjyrën e kuqe. Gjatë qëndrimit në opozitë, ky subjekt politik që nga themelimi është përfaqësuar me simbolet kombëtare (flamurin Kuq e Zi), por gjithashtu edhe ngjyra e simboleve të partisë është e kuqe, shkruan lajmi.net
Por, ngjyra e kuqe e kombinuar me politikën ka një kuptim më të gjerë sesa kaq.
![]()
Në politikë, flamuri i kuq është kryesisht simbol i socializmit, komunizmit, marksizmit, sindikatave, politikës së majtë dhe historikisht të anarkizmit; ajo është shoqëruar me politikën e majtë që nga Revolucioni Francez.
E kuqja ishte ngjyra e Revolucionit Rus në 1917. Bolsheviku, pikturë nga Boris Kustodiev në vitin 1920. Ishte gjithashtu edhe flamuri i Bashkimit Sovjetik (1923-91). Shqipërisë komuniste, Republikës Popullore të Kinës, Unionit Sovjetik e të tjera.
![]()
E aktiviteti i vendosjes së shiritave dhe flamujve të kuq nëpër rrugët dhe lagjet e kryeqytetit po vazhdon edhe sot.
Lexues të portalit lajmi.net kanë dërguar në adresë të redaksisë fotografi nga pjesë të ndryshme të qytetit ku shihen shirita e flamuj të kuq, për vendosjen e të cilëve përgjegjësinë e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.
![]()
Lëvizja Vetëvendosje e cila përbrenda listës zgjedhore e ka edhe ish-kandidaten për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmanin dhe gjithashtu edhe Mimoza Kusarin zgjedhjet e 14 shkurtit po i sheh si referendum.
Sondazhet e vendosin Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa VV pretendon se do t’i fitojë mbi 50 për qind – pra mbi 61 deputetë të Kuvendit të Kosovës.
![]()
Përveç aktivistëve vullnetarë, askush nga VV nuk është deklaruar për vendosjen e flamujve dhe shiritave të kuq në kryeqytet, por mbetet të shihet se cili është kuptimi primar i tyre, çfarë simbolizojnë dhe “për kë po vendosen shiritat e kuq?”. /Lajmi.net/
![]()