“Mosha është vetëm një numër” – Ronaldo e dëshmon këtë në stërvitje

Dy skuadrat të cilat po luftojnë për t’u ngritur sa më lartë në kreun e tabelës, Roma dhe Juventusi, do të përballen mes vete të shtunën.

Sport

05/02/2021 13:20

Në kuadër të javës së 21-të në Serie A në stadiumin e Juventusit, Allianz Stadium, do të zhvillohet sfida mes Juventusit dhe Romës me fillim nga ora 18:00.

Sot gjatë një seance stërvitore, Cristiano Ronaldo po vazhdon të dëshmojë çdo herë e më shumë që mosha është vetëm një numër për të, shkruan lajmi.net.

Ai ka shënuar 22 gola me Bianconerët këtë sezon në 23 paraqitje këtë edicion dhe gjatë seancës së sotme stërvitore ka treguar aftësi të jashtëzakonshme me top.

Më poshtë, në video mund të ndiqni edhe lëvizjet me top të portugezit:

 

/Lajmi.net/