Chiellini shpalos gjithçka, flet për rivalitetin me Zlatanin dhe Van Dijk

Giorgio Chiellini së fundmi ka thënë se ai nuk ka kualitetet e Virgil Van Dijk ose qendërmbrojtësit tjetër, Sergio Ramos.

Sport

04/02/2021 13:31

Në një intervistë për So Foot, Chiellini bisedoi për tipin e karakterit që ai ka në fushë dhe se si mundohet të jap më të mirën nga vetja javë pas jave, shkruan lajmi.net.

Fillimisht ai tregoi për rivalitetin që ka me lojtarin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, duke thënë se janë kundërshtarë që nga vitit 2006.

“Unë e respektoj shumë Ibrahimovcin dhe një gjë të tillë e marrë edhe nga ai. Ai u bë kundërshtari im kryesor kur u transferua në Inter”, u shpreh ai.

Italiani tregon se kur arrin që të ndalojë ndonjë aksion dhe kësisoj të mos pësojnë gol, është një ndjenjë më e mirë sesa të shënosh gol, sipas tij.

“Është një ndjenjë  tjetër kënaqësie, pritjet në ndeshje të rëndësishme, i mbajë me vete gjithmonë dhe nuk i harrojë”./Lajmi.net/