E ardhmja e Ronaldos në Juventus merr një ‘kthesë’ të re

Juventus thuhet se është duke u përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldo dhe portugezi mund të nënshkruajë një kontratë të re deri në qershor 2023.

Sport

04/02/2021 11:40

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër dhe përkundër kësaj Tuttosport pretendon se ai është lojtari kryesor i ekipit të trajnerit Andrea Pirlo, shkruan lajmi.net.

Pasi sulmuesi i Bianconeri ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon, klubi Juventusit dëshiron që në asnjë mënyrë të mos e lejojë të largohet në ndonjë ekip tjetër apo të rikthehet në Real Madrid.

Portugezi arriti që të shënoi dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Interit në Coppa Italia dhe është duke u bërë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Portos më 17 shkurt.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të vitit 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino./Lajmi.net/