Formacionet zyrtare: Inter – Juventus
Interi dhe Juventusi do të jenë përballë njëra tjetres sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të gjysëmfinalës së Coppa Italia.
Sport
Në këtë garë, vetëm gjysëmfinalet do të luhën me ndeshje të kthimit, ku sonte do të luhet dueli i parë në Guiseppe Meazza.
Kurse më 9 shkurt do të jetë edhe ndeshja e kthimit në Allianz Stadium, transmeton lajmi.net.
Më 17 janar është hera e fundit kur këto skuadra janë takuar me njëra tjetren dhe Neroazurët kanë fituar me rezultat 2-0.
Formacionet e ndeshjes së sotme:
Inter: Handanovic; Skrinar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lautaro, Alexis.
Juventus: Buffon; Sandro, Demiral, De Ligt, Cuadrado; McKennie, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi; Ronaldo, Kulusevski./Lajmi.net/