E pazakontë, në Mitrovicë të Veriut vidhen “bitcoin”

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka lajmëruar policinë se nga të dyshuar të panjohur i janë vjedhur 26 kriptovaluta të llojit Bitcoin.

Lajme

30/01/2021 10:32

Policia është duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut.

“Mitrovica Veri, 28.01.2021-02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur 26 bitcon (kriptovalutë). Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/