Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë, hajnat ushtruan dhunë ndaj një gruaje

Një grabitje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme.

Lajme

30/01/2021 10:26

Tre persona me forcë kanë hyrë në shtëpinë e një gruaje dhe kanë vjedhur gjëra, shkruan lajmi.net.

Viktima ka telefonuar policinë për sulmin fizik ndaj saj dhe vjedhjen e disa stolive të arit e dy telefonave.

Viktima gjithashtu ka pranuar tretman mjekësor. /Lajmi.net/